Video/ Partizani aktiv në teste, impianti vend-numëro

Partizani i Tiranës një skuadër në ndërtim e nisi me Korabin e Peshkopisë fazën testuese të verës dhe duket se do ta mbyllë po me dibranët sot.

Të kuqtë, barazuan në fillim 1-1 me Korabin, u mundën nga Egnatia 0-1, fituan me Pogradecin 1-0, barazuan me Pelisterin e Maqedonisë së Veriut 1-1, fituan më pas me një tjetër maqedonase këtë radhë me shqiptarët e Strugës 2-1, sërish triumfuan me liqenorët 3-0 dhe kaluan Dinamon 2-1. Pa folur këtu për teste me skuadrat e tjera të hirearkisë së klubit.

Por edhe pse te Partizani duket se futbollistët e grupit bazë që u shpall kampion me Gegën në timon (2018-19),janë prezent, penalizimi nga FIFA për çështjen ‘Çinari’, ka zbehur disi objektivët e kryeqyetasëve.

Ndërkaq problem i madh mbetet te shtëpia e kuqe, impianti i tyre në ndërtim. U tha se impianti i ‘Demave’ai do të ishte gati në shtator por me gjasë, ai nuk do jetë efiçent deri në fund të sezonit.

Sporti im’, pa nga afër ecurinë e punimëve të premten ndërsa punimet thuajse janë ndalur për fare… Video:’Sporti im.al’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!