Fiton Teuta, Çeleski zgjat kontratën

Miqësore në ‘Niko Dovana’: Teuta- Kastrioti 1-0

Teuta dhe Kastrioti u takuan sot në një miqësore në Durrës.Vëndasit e Edi Martinit fituan 1-0 me një gol të shënuar nga sulmuesi shkodran Rubin Hebaj.

Nga kampi krutan pati disa risi pasi Ndreu alternoi shumë nga futbollistët në provë që në start të takimit. Debutoi edhe Sebino Plaku sulmuesi veteran që pak ditë më parë veshi fanellën e krutanëve.

Klubi i Teutës njofton:

Në këtë përballje trajneri Martini vendosi të rreshtojë në formacion KF Teuta : Frasheri, Pjeshka, Arapi Hoxha, L.Beqja, Aleksi, Avdyli ,E. Vila L.Vila, Krasniqi Hebaj. U aktivizuan: Jazxhi, Smajli, Salillari Karabeci, Kapllani, Daja, Oshafi, Gruda Zogaj,Qehaja.

Ndërkaq klubi njofton se i ka zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër portierit nga Maqedonia e Veriut, Bobi Çeleski. Deri në verën e 2021. Çeleski ka firmosur kontratën e re në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!