Kumbulla pranë firmës me Romën

Ai mbetet në treg. Me Lacion e tërhequr dhe Interin që zvarritet, Marash Kumbulla mund të vishet me uniformën e Romës. Rivalit të përjetshëm të skuadrës tjetër romake, Lacios.

Siç raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit verdhekuq, po insistojnë seriozisht për transferimin e 20 vjeçarit nga Kopliku te skuadra e Fonsekës.

Madje pretendohet se për Kumbullën kanë arritur edhe marrëveshjen me Veronën për një shifër shumë më të lartë se Interi e cila shkon thuajse në 30 milionë euro.

Ndërkohë sipas Sky Sport, vetë Verona është shumë e lumtur nëse akordi mbyllet me sukses për shitjen e futbollistit te Roma.

Ndryshe nga Interi, Roma i ka lekët gati dhe sot me shumë gjasë, menaxheri i lojtarit do takohet me krerët e Romës.

Një opsion thuajse të ngjashëm jep edhe ‘Il Messaggero’.Vlerësimi i familjes Scala është 25 milion euro, por Verona mund të përfitojë indirekt edhe nga manovrat te Roma ndërsa mund të ulë çmimin për kërkesën tjetër Mert Çetin. Gjithnjë për të shkuar te shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!