Imami te Vllaznia, pritet firma

Merkato e Kategorisë Superiore mbyllet në 2 tetor. Shodranët vijojnë ‘aplikimin’ për lojtarë cilësorë.

Vllaznia pranë Eni Imamit me merkaton që pritet të shfrytëzohet deri në fund nga kuqeblutë veriorë.

Në fakt, në Shkodër, e bëjnë fakt të kryer marrëveshjen me mbrojtësin kryeqytetas por firma pritet të vijë në orët në vijim.

Presidenca e re e kuqebluve ka punuar intensisvisht për konfigurimin e kujdesshëm të Vllaznisë e cila me gjasë, në sezonin e ri ndyshe nga e kaluara, do të luajë për të tjerë objektivë.

Imami tashmë me pjekuri sportive për t’u admiruar, 6 muajt e fundit, ishte te Skënderbeu.Luan në qendër dhe të majtë të mbrojtjes. Një garanci më tepër për Brdariç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!