Finale gjermano- austriake në US Open…

Pas përjashtimit të numrit 1 në botë Novak Xhokoviç, ndërsa pati një incident me gjyqtaren, US Open vijoji me fazat kualifikuese për të mbërritur së fundi te dy emrat e finales së madhe.
Kështu, gjemani Alexander Zverev dhe austriaku Domenik Tim, janë finalistët e ‘US Open’ 2020 në program të dielën.
Në gjysmëfinale, gjermani zhvilloi një betejë në kufinjtë e të pabesueshmes teksa humbiste 0-2 me Pablo Karreno dhe ktheu shifrat në 3-2.(3-6, 2-6, 6-3, 6-4, 6-3).
Numri 7 i botës arrin finalen e tij të parë Grand Slam në 18 pjesëmarrje. “Mendoj se shumë do të kishin hequr dorë. Thashë me vete se është gjysma e Grand Slam, nuk ka më ndeshje të lehtë ”, shpjegoi Zverev pas ndeshjes gjysmëfinale.
Në finale, Zverev do të përballet me austriakun e fortë Domenik Tim i cili mundi në gjysmëfinale në tri sete rusin Danil Medvedev: 6-2, 7-6 (7), 7-6 (5).
Protesta:
Tenisti rus Danil Medvedev në ndeshjen gjysmëfinale të US Open kundër austriakut Dominik Tim (0-3) ngriti edhe një herë ‘pluhur’ në New York duke thirrur gjyqtarin dhe mbikëqyrësin për një top që sipas tij ishte në favor të rusit. Pas setit të parë ai u pa i tensionuar.