Kishte ditëlindjen, Celina gdhin në Ligë1

24-vjeçari nënshkroi zyratrisht marrëveshje katër-vjeçare me Dijon.

Lajmi i dites me kalimin e Bersant Celinës nga Swansea uellsiane te Dijoni në Ligë 1, ka sjellë reagime nga kampet respektive.

Kështu në Uells e qajnë largimin e mesfushorit teksa tifozët akuzojnë drejtuesit se gabuan me futbollistin që pikërisht sot mbushi 24 vjeç.

Ndërkohë Bersant Celina ishte pjesë e Kocovës në ndeshjet e ligës së Kombëve. Kalimi i tij në elitën franceze pati sot edhe një postim të vetë futbollistit në rrjete:

“Jam i lumtur të ju lajmëroj që kam nënshkruar kontratë të re me Dijon FCO (Ligue 1, Francë). Jam shumë i gatshëm për kapitullin e ri në karrierë”, ka shkruar Celina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!