Teste/ Vllaznia dhe Laçi barazojnë në udhëtim

Partizani fiton ndaj Strugës 1-2 duke u shfaqur mjaft dinjitoze ndaj skuadrës vendase.

Miqësore në prag të edicionit të ri apo ndeshjeve të turit të dytë elimintaor në Europa League. Por dhe duele për tu konfiguruar në kategori të Parë.

Kështu Vllaznia prej ditësh në juglindje, u ndesh sot me Pogradecin vëndas duke barazuar 1-1. Fillimisht ishin kuqeblutë që shënuan me futbollistin e merkatos së verës Ismael Dunga në të 24′. Nuk ka zgjatur shuë dhe liqenorët me Topllarin kanë barazuar në të 34′. Me këtë rezlutat ka përfunduar i gjithë takimi.

Ndërkaq një sfidë intersante ishte ajo e luajtur në Lezhë mes Besëlidhjes së teknikut Sinan Bardhi dhe Laçit fqinj që pret të luajë me Hapoel Ber Sheva në 17 shtator për Europa League.

Në këtë takim, Cungu hodhi formacionin: Sherri; Kerçiku Ignjatoviç; Malota, Turkaj, Lukas Ramos, Rapo, Lushkja, Teko, Mazrekaj, Dejv Harmon. Në fund shifrat kanë rezultuar të bardhë 0-0. Një gol i Turkajt për kurbinasit, është anuluar nga gjyqtarët për parregullësi.

Ndërkaq, ndeshja e programuar për t’u luajtur në Cërrik mes Turbinës dhe Dinamos u ndërpre që në çastet e para të saj.

Shkak për këtë ndërprerje u bë loja aspak fair-play që në çastet e para, duke e bërë të pamundur vazhdimin më tej të ndeshjes.

Një fitore të bukur ka realizuar edhe Partizani teksa në Strugë ka mundur vendasit 1-2 me gola të Llanajt dhe Bardhit.

Formacioni i Partizanit: Teqja, Idrizaj, Kodra, Dajçi, Kote, Ferati, Hasa, Bardhi, Llanaj, Mala, Marinaj. Trainer: Ilir Daja

Rezultate sot në miqësore:

Kastrioti-Burreli 1-2

Struga- Partizani 1-2
Pogradeci-Vllaznia 1-1
Besëlidhja-Laçi 0-0
Turbina-Dinamo ( e ndërprerë)

Luftëtari- Oriku 2-1

Tomori-Naftëtari 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!