Stiv Nesh, legjenda e NBA, trajner te Bruklin

Dy here fitues i çmimit “Lojtari më i vlefshëm” në NBA, Stiv Nesh është përzgjedhur si trajner i skuadrës Bruklin Nets. Kjo është përvoja e parë e tij në fushën e trajningut.

Nesh, 46 vjeç, kaloi 18 sezone duke përfaqësuar “Phoenix Suns”, “Dallas Mavericks” dhe “Los Angeles Lakers” në NBA deri në vitin 2015. Pasi la basketbollin e luajtur, Nesh ka punuar si këshilltar për zhvillimin e lojtarëve në “Golden State Warriors”.

“Trajningu është diçka që unë e dija se do të vinte kur të ishte koha e duhur,”- tha Nesh. – Unë jam i ngazëllyer për perspektivat e ekipit në fushë, ashtu siç jam për lëvizjen në Bruklin me familjen time, duke u bërë anëtarë me ndikim të këtij komuniteti.”

Menaxheri i përgjithshëm i Bruklin Nets, Sin Marks tha, se “Nesh ishte zgjedhur pas takimeve me “një numër kandidatësh shumë të suksesshëm për trajner. Te Stiv ne shohim një udhëheqës, komunikues dhe mentor, i cili do të fitojë respektin e lojtarëve tanë,”- tha Marks.

Xhek Vaugn, i cili ka shërbyer si trajner i përkohshëm i Nets-ave që nga marsi, do të mbetet si ndihmësi kryesor i trajnerit të ri Stiv Nesh.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!