Tirana-Teuta, “fotot” më të bukura të sezonit

Nga Shpëtim GJOSHI

Përpara së bashku, jo për inerci, por për zgjedhjet që kemi bërë, do të ecim në udhën që kemi marrë, thonë drejtuesit e Tiranës dhe Teutës.

Rezultatet kanë konsoliduar “martesat”: Tirana-Emanuel Egbo dhe Teuta-Edi Martini, pasi ishin afër divorcit. Tani përsëri do të vazhdojnë të drejtojnë.

Kanë luajtur jo vetëm në kampionat, por dhe në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, që është një përvojë e cila duhet vlerësuar për periudhën.

Sot është ndryshe. Do të luajnë për Superkupën. Duke u nisur nga lojërat që zhvilluan, mendoj që me skuadrat që kanë, Tirana dhe Teuta duhet të japin më të mirën.

Ne dëshirojmë që skuadrat të kenë mundësinë të shprehen 100 % dhe të paraqesin vlerën e tyre. Për këtë arsye duhet të aktivizojnë elementët më të mirë, që mund të japin një kontribut të rëndësishëm dhe të bëhen edhe më konkurrues, në takimet që i presin në Ligën e Europës.

Jo vetëm Superkupa, por më shumë takimet në Europë që vijnë së shpejti, mund të ndikojnë për teknikët drejtues. Një dashuri e pamundur dhe një lamtumirë e mundshme ka mundësi të ndodhë, ndonëse më lart cituam që do të vazhdojnë të drejtojnë. Por ne pyesim, përse pikërisht kështu?!

Fotot më të bukura të sezonit janë akoma ato të përballjeve mes tyre. Udhëtimi final, për titullin kampion Tirana dhe Kupa e Shqipërisë për Teutën, i ndau midis Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.

Superkupa, ndoshta do të jetë si një vazhdim i kampionatit, por edhe një moral për udhëtimin në Europë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!