Gjergj Ruli, rizgjidhet president FSHA-së…

Në Parkun Olimpik të kryeqytetit, sot paradite, Federata Shqiptare e Aletikës (FSHA), duke respektuar distancimin fizik dhe me një protokoll të rreptë fizik, zhvilloi punimet e Asamblesë së saj Zgjedhore.

Pasi u mbajt 1 minutë heshtje në kujtim të tre ish-atletëve të ndarë nga jeta, presidenti Gjergj Ruli bëri analizën e ecurisë së atletikës shqiptare në këtë hark kohor, duke evidentuar rezultatet e atletëve Luiza Gega dhe Izmir Ismajlaj, si dhe pretendimin e tyre për të mbërritur normat olimpike.

Më pas u kalua në procesin e votimit për president, ku kandidat i vetëm ishte Gjergj Ruli. Pas verifikimit të komisionit, Gjergj Ruli fitoi me 19 vota pro, 1 kundër, 2 anëtarë munguan, duke u rizgjedhur sërish për një mandat tjetër si president i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Gjergj Ruli, në fjalën e tij si i rizgjedhur, falenderoi anëtarët e federatës për besimin që treguan, duke e rivotuar sërish në postin e presidentit. “Sportin, atletikën në veçanti, unë nuk e shikoj si biznes, por si një pasion të hershëm, për të cilin nuk do të resht kurrë së punuari dhe sakrifikuari”, tha ndër të tjera Ruli.

Më pas, Asambleja kaloi në procesin e votimit për të përzgjedhur edhe Këshillin Drejtues të FSHA-së, ku ndërmjet 8 kandidaturave, do të përzgjidheshin 6 anëtarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!