Çelsi ‘kovidohet’ në Mikonos
Çelësi në panik nga COVID-19. Janë plot katër lojtarë të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testimeve të bëra para fillimit të sezonit të ri futbollistk.
“Daily Mail” njofton se Frank Lampard nuk do të ketë në dispozicion katër lojtarë të rëndësishëm. Emrat janë; Mason Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic dhe Fikayo Tomori, të cilët rezultuan të infektuar.
Pas publikimit të anailizave, lojtarët janë izoluar dhe po ndjekin rregullat e vendosura sanitare nga qeveria britanike. Mendohet se futbollistët blu të Londrës kanë tejkaluar festimet në ishullin grek të Mikonosit, duke mos zbatuar me korrektësi protokollet.
