Burreli synon Superioren, firmos edhe Vecaj

Skuadra e Burrelit duket ka vendosur të largohet nga Kategoria e Parë. Për këtë, drejtuesit e klubit matjan janë futur fuqishëm në treg me qëllim për të përgatitur një skuadër, e cila do t’i rikthejë ata sa më shpejt në Superiore.

Sot, matjanët kanë firmosur me mesfushorin Uendi Vecaj, i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e skuadrës së Burrelit. Shkodrani 23-vjeçar vitin e shkuar ishte pjesë e skuadrës kurbinase të Laçit, ndërkohë që më pare ka dhe një histori me Teutën.

Pasi zyrtarizuan trajnerin shkodran Samuel Nikaj, në krye të skuadrës së Burrelit, drejtuesit matjanë kanë afruar në skuadrën e tyre dhe dy ish-futbollistë laçianë, mesfushorin Alfred Zefi dhe mbrojtësin Taulant Sefgjini, lojtarë që e njohin mirë këtë kategori.

Me fanellën e Burrelit, sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, do të aktivizohet edhe Alban Rexhepi, Imer Zuna, si dhe Denis Dyca, Donati Toma, portieri Festim Miraka dhe Marko Dodaj, të cilët kanë nënshkruar më herët dhe zyrtarisht janë bërë pjesë e skuadrës matjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!