Reina, jo një zëvendës i Strakoshës te Lacio

Pepe Reina po vjen, ai do të jetë portieri i ri i Lacios. Jo një zëvendës i thjeshtë i Strakoshës, por një alternativë e vërtetë për shqiptarin, me të cilin do të luajë për pozicionin e titullarit. Sezonin e mbylli në ishull te Aston Vila, ku ishte i huazuar.

Portieri 37-vjeçar spanjoll (ai do të bëhet 38 vjeç më 31 gusht) pritet në Romë në mbrëmje, ndërsa të mërkurën në mëngjes ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Më pas ai me klubin “çelest” do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit në kampin stërvitor “Auronzo di Cadore”.

Reina do të sjellë me vete shumë përvojë, veçanërisht nga skenat europiane. Ato që i duhen skuadrës së Inzagit, në ndeshjet për Champions League, 13 vjet pas pjesëmarrjes së fundit. Një event që Reina e njeh shumë mirë, pasi ka minuta shumë më tepër sesa e gjithë skuadra aktuale e Lacios së bashku.

Deri më tani, portieri spanjoll ka grumbulluar 6185 minuta gjatë 69 ndeshjeve të tij europiane, ndërsa lojtarët e bardhekaltër (të cilët kanë gjithsej 72 ndeshje) kanë arritur në 4829 minuta. 2070 ka Proto (23 ndeshje), 1336-Leiva (25), 737-Korreja (11), 495-Imobile (10), 169-Açerbi (2) dhe 22-Patrik (1).

Pepe, mes Barcelonës, Liverpulit dhe Napolit, ka marrë pjesë në 9 edicione të Champions League gjatë karrierës së tij, duke ndaluar tri herë në fazën e grupeve, dy në raundin e 1/16-tave, një herë në çerekfinale, dy në gjysmëfinale dhe një herë në finale, me fanelën e “Reds”, të mposhtur në ndeshjen e Athinës, më 23 maj 2007, kundër Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!