Kastrioti dhe Bylis, fitore në teste…

Kastrioti mund Korabin 2-1 në miqësoren e sotme në ‘Redi Maloku’. Ndeshje në nivel mesatar teksa skuadra vendase arriti të fitojë në të 81-tën minutë me golin e Dacit.

Vijon të shënojë sulmuesi dibran Skuka, i cili edhe ndaj Partizanit gjeti golin. Më herët kishte shënuar edhe Okegugu për formacionin e Ndreut.

Sakaq, ndeshja Apolonia-Bylis u mbyll 0-2 me fierakët e Mergjyshit, që nuk po ngjiten lart në teste. Apolonia fitoi titullin e kampionit të Kategorisë së Parë dhe më pas u mund dy herë nga Laçi (0-1) dhe sot nga fqinji Bylis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!