Anulohet ndeshja, Prishtina 8 raste me COVID-19
Vonesa e përgjigjeve të analizave e fshihte një gjë. U paralajmërua dhe ngjau. Sipas mediave nga Gjibraltari, tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjithnjë pas testeve të kryer në Gjibraltar 48 orë para ndeshjes paraeliminatore të Ligës së Evropës ndaj vendasëve të Lincoln Red Imps.
Edhe pse Prishtina ka gati 14 lojtarë për ndeshje, ndeshja e orës 18:00 nuk zhvillohet.
Pavarësisht se nuk ka konfirmim nga UEFA, Gjibraltari si shtet, nuk nuk ka lejuar që kjo ndeshje të nisë. Natyrisht shpresohet një fitore në tavolinë e Linkoln…
Të gjëndur në këtë pikë, skuadra shqiptare, nuk ka lëvizur fare nga hoteli dhe me gjasa do të fluturojë direkt drejt Prishtinës.
Ky është rasti i dytë në pak ditë pasi precedentit me Dritën e Gjilanit,të cilën UEFA, për shkak të infektimit me koronavirus,e dëboi nga Liga e Kampionëve duke i dhënë kundërshtarit fitorën në tavolinë
Zyrtari i klubit Kushtrim Sopa shprehet: “Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, edhe pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin. Skuadra tani do të marrë rrugën për t’u kthyer drejt Kosovës”, tha Sopa.
