Memushaj, sot finalja e madhe në B

Peskara duhet të mbrojë fitoren 2-1 në Peruxhia. Sytë nga numri 8, ‘Delfini’ Ledian Memushaj.

Edhe pse vemendja kryesore në mbrëmje do të jetë takimi në ‘Da Luz’ të Lisbonës mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut për gjysmëfinalen e Champions League, në Italinë fqinje, një shqiptar, luan fatet e sezonit.

Bëhet fjalë për takimin e kthimit mes skuadrave Peruxhia-Peskara, njëra prej të cilave do t’i thotë sonte në 21:00 lamtumirë Serisë B.

Në fakt, te Peskara luan vlonjati i kuqezinjve Ledion Memushaj. Mesfushori pritet të jetë vendimtar në fatet e skuadrës ‘delfine’ për vetë rolin e tij në skuadër. Kjo pasi Peskara në të vajtjes ka fituar 2-1 dhe sonte do t’i duhet kryesisht të menaxhojë rezultatin.

Por në Seria B ka dhe një duel tjetër që pritet të luajë fatet e biletës së fundit që të ngjit në A. Nesër në të vajtjes, Frosinone e teknikut Aleksandro Nesta me Specian. Takimi i kthimit i këtij dueli, parashikuar të luhet në 20 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!