Adriano rikthehet në Europë…

Në moshën 35 vjeç, Adriano Correia kthehet në Europë. Ish-mbrojtësi i anësor i Barcelonës dhe Seviljes, u la i lirë nga brazilianët e Atletiko Paranaense.

Në situatën e re të krijuar, menaxherët i kanë ofruar të rikthehet në Europë, aty ku nisi në edicionin e largët 2004-05 me Sevlijen. Pasi luajti më vonë për 6 sezone me Barcelonën kaloi te Beshiktashi.

U kthye në Brazil te Atletiko PR, por tani duket se do jetë edhe një vit në kontinentin e vjetër.

Në fakt edhe pse në moshë relativisht të madhe për një tjetër aventurë europiane, Adriano u punësua për një sezon nga KAS Eupen. Klubi i ri i Adrianos, bën pjesë në elitën e futbollit belg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!