Valencia në telashe, përsëri dy me Covid-19

Valencia ka njoftuar, se dy raste pozitive janë zbuluar me Covid-19, që në stëvitjen e parë të skuadrës pas pushimeve. Klubi menjëherë zbatoi protokollin e rreptë të sigurisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke kryer testet PCR dhe ato serologjike këtë të hënë.

Këto teste kanë dhënë dy raste pozitive, “të cilët janë të izoluar menjëherë në shtëpitë e tyre, në përputhje me protokollet e LaLigës dhe vetë VCF, të cilat tashmë janë komunikuar menjëherë tek autoritetet shëndetësore,” njofton klubi spanjol në një deklaratë zyrtare.

Nuk duhet harruar, se Valencia ishte një nga skuadrat spanjole më të goditura nga koronavirusi në muajin mars, çka iu atribua ndeshjes kundër Atalanta në Milano për Champions, si një nga burimet e para të përhapjes së Covid-19 në Europë.

Në fakt, klubi raportoi se mjedisi i ekipit të parë (lojtarët, stafi trajnues dhe mjekët) arriti në 35% të rasteve pozitive, shumica prej tyre asimptomatike. Nga klubi kujtohet, se “gjithmonë i ka dhënë rëndësi të veçantë masave për të ndaluar përhapjen e pandemisë përmes një protokolli shumë të rreptë, për të cilin janë angazhuar absolutisht të gjithë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!