Skënderbeu prenoton Ahmatajin

Ish-trajneri i Luftëtarit, Kamzës dhe Tiranës, Julian Ahmataj pritet të ulet në stolin e Sknënderbeut të Korçës

Presidenti Ardian Takaj ndërsa pak javë më parë deklaronte se do futej në kampionat me elemntë kryeisht të rinj ka arritur akordin me Ahmatajn 41 vjeçar.

Elbasanasi do të prezantohet në ditët në vijim por stratgjia e klubit korçar lidhur me afrimin e Ahmatajt duket efikase edhe nëse Gjykata Federale në Zvicër jep lajm pozitiv për ekipin shqiptar.

Dejvi Bregu, Bruno Dita, Enea Koliçi, janë larguar dhe vetëm Gripshi e Krasniqi nga kasta e ‘vjetër’ janë në kontratë deri në janar. Kjo do të thotë se Skënderbeu me gjasë, do jetë i fokusuar kryesisht te përgatitja e elementit të ri dhe qëndrimi në Kategori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!