Oli Rehn: FIFA doli nga kriza e 2015-tës, vijojmë reformat

Në fjalimin e tij drejtuar Kongresit të Shoqatës së Futbollit në Finlandë (SPL-FBF) gjatë fundjavës së kaluar, Oli Rehn, i cili u konfirmua së fundmi për të udhëhequr komitetin drejtues të FIFA COVID-19 të ‘Planit të Ndihmës’, përvijoi përgjigjen e FIFA-s ndaj efekteve të pandemisë ndërsa foli për reformat kryesore të zbatuara nga organizimi në fushën e menaxhimit financiar, etikës dhe qeverisjes së mirë.

Rehn, figuron përpos të tjerave Guvernatori i Bankës së Finlandës, anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane si dhe një ish-zëvendës President i Komisionit Evropian, dhe që nga viti 2017 ai ka qenë nënkryetar i pavarur i Komitetit të Qeverisjes FIFA.

Për Komitetin e Qeverisjes së FIFA-s, Oli Rehn ka ndjekur nga afër reformat e ndërmarra nga organizata në vitet e fundit.

FIFA i është dashur një kohë e gjatë që nga kriza e rëndë e korrupsionit në 2015, e cila ishte kulmi i viteve apo ndoshta dekadave të problemeve. Gjatë viteve të fundit, nën udhëheqjen e Presidentit Gianni Infantino, fokusi i parë dhe kryesor i FIFA ka qenë në reformën e Federatës sipas rregullave etikisht të qëndrueshme dhe qeverisjes së mirë. Si nënkryetar i Komitetit të Qeverisjes FIFA që nga viti 2017, unë kam qenë dëshmitar i përparimit të reformave.

Gjithashtu, inspektimi dhe kontrolli i fondeve për zhvillimin e futbollit është ngritur në një nivel të duhur, profesional. Kjo mund të rrisë punën administrative në shoqatat anëtare, por është thelbësore në mënyrë që të sigurohemi që fondet janë përdorur me të vërtetë për qëllimin e duhur, që po zhvillon futbollin. FIFA sot është një organizatë shumë e ndryshme në krahasim me atë të pesë viteve më parë dhe nuk ka më asnjë bazë apo arsye për akuza të lirshme“,ndër të tjera Rehn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!