10 presidentët e Superiores ftesë në… FSHF

Në FSHF, ndihen të arrirë. Fakti që institucioni qëndror i futbollit në vend ia doli mes vështirësive të mëdha ardhur nga pandemia globale, të konkludojë me sukses të gjithë veprimtaritë futbollistike të sezonit në fushë, flet qartë se entuziazmi është i ligjshëm.

Vetë presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka, dje ka uruar të gjithë portagonistët fitues. Duke nisur që nga Tirana (kampione e Superiores) e Teuta (fituese e Kupës së Shqipërisë) e deri te trofe-fituesit e grupmoshave.

Në këtë linjë duket edhe programimi që Federata e Futbollit dhe Liga Profesioniste, kanë ndërmarrë nesër me 10 presidentët e elitës së futbollit shqiptar. Ndoshta edhe për t’i vënë në dijeni për organizimin e edicionit të ri, apo përditësuar me udhëzimet e reja të UEFA-s dhe FIFA-s.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Liga Profesioniste nesër në një takim përmbyllës me 10 Presidentet e Kategorise Superiore. I pranishem ne kete takim do te jete dhe Presidenti i FSHF-se, Armand Duka, i shoqeruar nga Sekretari Pergjithshem, Ilir Shulku.

Takimi neser, e merkure, date 5 Gusht 2020, ora 11:00, ne Air Albania Stadium.”- thuhet në njoftimin për presidentët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!