Leçe pas rrëzimit në Seria B, samit urgjent sot…

Drejtori i Fiorentinës, Pantaleo Korvino, kthehet pas pesëmbëdhjetë viteve në vendlindje, Leçe.

Leçe u rrëzua zyrtarisht mbrëmë nga Seria A, duke u kthyer në Seria B vetëm pas një edicioni. Ndërkaq, klubi gjeografikisht më pranë Shqipërisë, lajmëron zhvillime të shpejta. Fillimisht Pantaleo Korvino kthehet, pas pesëmbëdhjetë viteve në vendlindje, Leçe.

Raportohet se bisedimet po mbyllen, ndërsa nënshkrimi për kontratën tre vjeçare është gati. Për të kuptuar se çfarë roli do të marrë ai, pasi drejtori aktual sportiv Meluzo ka ende një kontratë të gjatë me verdhekuqtë.

Nga ana tjetër, klubi po punon të vazhdojë me trajnerin aktual Liveranin. Pritet një samit në orët e ardhshme për të kuptuar nëse ekzistojnë kushtet për të ecur përpara së bashku, ku natyrisht prioritet do marrë klauzola për ta rikthyer Leçen menjëherë në Seria A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!