Finalja e çudirave, Kamer Qaka humb titullin në Rumani

Krajova fitoi kampionatin për herë të fundit në 1991. Asokohe kampion me rumunët edhe Roland Agalliu.

Finale sot: Krajova- Kluzh 1-3

Tekniku Dan Petresku fitoi titullin e 3 të-të radhazi me CFR Kluzh dhe pas kësaj ndeshje, pritet ti thotë lamtumirë skuadrës.

Një finale e çuditëshme u luajt për titullin kampion në Rumani. Krajova dhe Kluzh, dy vendet e para të klasifikimit Rumun, janë urdhëruar nga Federata e Futbollit të Rumanisë  të vendosin pëmes takimit të sotëm në Krajovë se cila do të jetë fituesja e titullit kampion për edicionin 2019-20.

 Në fakt, Krajova ka një takim më pak në kalendar pasi ndeshja me Astrën është pezulluar nga fakti se skuadra kundërshtare, ka patur raste të shtuara me COVID-19.

Në kushtet kur Kluzh ka një pikë më shumë dhe Krajova një ndeshje më pak, është përcaktuar që kjo sfidë e rrallë të konsiderohet finale. Kjo vjen edhe nga kushtëzimi nga UEFA e cila ka vendosur limite kohore për listat e skuadrave që do marrin pjesë në europë.

Sipas gazetarit shqiptar në Rumani, Elison Vaso, te Krajova gjëndet në stol edhe futbollisti kuq e zi Kamer Qaka.

Vaso në prononcimin për ‘Sporti im.al’ tha se vendasit e Krajovës, kanë tri dekada që nuk shijojnë titullin në Rumani. Sipas gazetarit ndërsa po bën karrierë brilante në ekranet sportive të Rumanisë, Krajova triumfoi për herë të fundit para afro 30 vitëve teksa në skuadër pati futbollistin shqiptar Roland Agalliu.

 Historia me lojtarë shqiptarë përsëritet, me Krajovën lojtari shqiptar Kamer Qaka ndërsa sot, nuk u aktivizua për asnjë moment…

 Ndeshja:

Ka nisur me emocione të mëdha. Përmes protokollit me masa strikte, të dyja skuadrat në kërkim të fitores. Rregullorja e kësaj finaleje është e qartë, nëse takimi mbyllet në barazim ka kohë shtesë dhe më pas penallti. Fillimisht Krajova kalon në avantzh në minutën e 10 me Nistor.

Megjithatë eksperienca e CFR Kluzh ka vendosur balancën pasi në të 36-tën e pjesës së parë ka barazuar me Paolo Vinicius.

 Në fraksionin e dytë, është sërish skuadra mike e Kluzh që arrin te goli i dytë. Në minutën e 56’ Boli, i dërgon shifrat në 1-2. Minutat në vijim janë disi të tensionuara dhe Kluzh (77′) përmes një penalltie, realizon edhe të tretin me Deaç.

Për Krajovën titulli shtyhet për një herë tjetër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!