Di Françesko trajneri ri i Kaljarit, ikën Zenga

Eusebio Di Françesko është trajneri i ri i Kaljariit! Ish-trajneri i Sasuola, Roma dhe Samp, ka arritur marrëveshjen që e lidh atë me klubin kuqeblu deri më 30 qershor 2022, duke zëvendësuar në këtë detyrë Valter Zengën.

“Lindur në Peskara më 8 shtator 1969, – lexohet në njoftimin për shtyp, me të cilin Kaljari njofton nënshkrimin e trajnerit të ri, – ai ka veshur fanellën e Empoli si futbollist, me të cilin bëri debutimin në Seria A, në moshën 18 vjeç, për t’u aktivizuar në vijim me Lukeze, Piaçenza , Ankona, Peruxhia. Kampion me Romën më 2001, Di Françesko bëri 14 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Italisë.

Karrierën e tij stërvitore filloi në shtëpi, në Abruzzo. Së pari, me Lançiano dhe më pas në Peskara, ku më 2010, pasi arriti në “play-off”, ku fitoi promovimin në Serie B. Ai do të largohet nga nga Peskara pas një kampionati të shkëlqyer, për të vazhduar në Seria A në krye të Leçes.

Në qershor 2012 fillon përvoja e gjatë me Sasuolon. Pesë sezone që do ta vendosin në dritë Di Françeskon me skuadrën e tij: nga promovimi historik te Seria A më 2013 deri në kualifikimin befasues për Europa League më 2016-17”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!