Titulli i Juves: Protokoll shembullor…

Gjithnjë ndryshe nga Shqipëria ku rregullat protokollare nuk vlejnë…

Mbrëmë përmes një protokolli për t’u patur zili, pa dashurinë e publikut në stadium dhe me menaxherët dhe stafin në fushë, lojtarët e Juventus një e nga një, parakalonin në vend akomodimin ceremonial të ndarjes së medalionëve dhe trofeut të kampionit, ndërsa i prisnin vetëm dy zyrtarë…

Juventus në Seria A për sezonin 2019/2020 mori kupën ‘Scudetto’ në një fund edicioni të pazakontë.

Ishte kapiteni Xhorxhio Kielini i fundit që doli nga ‘tuneli’ i improvizuar për të marrë nga presidenti i Ligës së Serisë A,Paolo Dal Pino, trofeun.

Më tej, Xhani dhe Umberto Anjeli, për të ngritur trofeun së bashku me kapitenin tjetër Leonardo Bonuçi. Të rrethuar nga konfeti, lojtarët u kthyen në fushë për të festuar me pjesën tjetër të stafit midis fishekzjarreve dhe tringjyrave për të “ndezur” shkallët boshe të “Allianz Stadium”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!