Dida, i portës kuqezi, rikthehet te Milani…

A ju kujtohet braziliani Nelson Dida, portieri i “djajve” kuqezinj? Mësohet se ai është rikthyer në Milano.

“Sky” konfirmon, se protagonisti i skuadrës së Karlo Ançelotit, që shkëlqeu në Champions League dhe fitoi një titull europian, do të jetë përgatitësi i ri i portierëve të skuadrës së Milanit. Braziliani Nelson Dida do të zërë vendin e Luixhi Turkit.

46-vjeçari, ish-portieri i portës së Milanit për një dekadë (2000-2010), vetëm para 5 vitesh e ka ndërprerë karrierën sportive. Për herë të fundit, Dida ka luajtur me skuadrën Internacional të Porto Alegres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!