Tare ofertë dy vjeçare për David Silvën

Tare largohet nga Kumbulla ndërsa mbrojtësi shqiptar duket se është shumë pranë firmës me Interin. Por drejtori sportiv i Lacios afrohet me David Silvën. Rasti Klose mund të përsëritet në klubin e Lotitos.

Ata të gjithë prisnin mohimin nga drejtori sportiv Igli Tare, i cili në vend të kësaj, në një pyetje të bërë lidhur me zërat se spanjolli 34 vjeçar David Silva është në planet e Lacios, shqiptari pranoi se diçka flitet.

Duket operacion i ndërlikuar, por nga fjalët e Tares del se Lacio po mendon për këtë duke e konkretizuar me një ofertë dyvjecare. “Silva? Nuk dëgjoj mirë”- bën shaka Tare.

Në fakt Tare mund të përdorë miqësinë me Guardiolën (kanë luajtur bashkë te Breshia) për të sjellë në Romë fantazistin spanjoll që mbylli pas 10 vitëve me Sitin. Duke iu rikthyer fjalëve të Tares, ai nuk e ka konfirmuar por as nuk e ka mbyllur derën për lojtarin.

Ghithësesi,pengesat më të mëdha janë dy. E para është dëshira e Silvës për të pasur një përvojë në Amerikë, mbase në Majami në klubin e Bekham Inter Majami. E dyta, si gjithmonë në këto raste, është e një natyre ekonomike, sepse 34 vjeçari te klubi anglez vitin e kaluar, ka fituar më shumë se 8 milion euro.

Por në të kaluarën, Lotito- Tare, i kanë mësuar tifozët lacialë me goditje të ngjashme. Në vitin 2011, u afrua veterani gjerman Klose.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!