Interi sakrifikon tre futbollistë për Kumbullën

Nëse nënshkruan, Interi gati ta lërë Kumbullën edhe një vit tjetër te Verona.

Interi i Seria A, duket se do të përdorë një kartë të fshehtë që shtyn Veronën të pranojë ofertën e tij për shqiptarin 20 vjeçar Marash Kumbulla. Trajneri Juriç ka kërkuar huazimin e talentit Agoume, por atij i shtohen edhe konfirmimi i huazimit të Salsedos, si dhe kartoni i Verganit.

Të gjitha këto shkojnë në favor të Veronës por dhe shifra në euro e bën marrëveshjen për Kumbullën gati të përfunduar.

Por sekreti avantazhues i Interit nuk janë vetëm tre kartonët e futbollistëve që propozohen si pjesë të shkëmbimit.

Nëse Interi nënshkruan me Kumbullën është gati ta lërë edhe një vit tjetër te Verona. Ky do të ishte dhe avantazhi i madh i veronezëve të kroatit Juriç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!