Champions, Kosova përballë Andorrës…!

Ndonëse ende nuk kanë përfunduar eventet kombëtare në mjaft vende të kontinentit, UEFA ka hedhur sot shortin për ndeshjet paraeliminatore për edicionin e ardhshëm të Champions League.

Goglat e shortit kanë përcaktuar, që si kundërshtare të kampiones së Kosovës, të jetë skuadra kampione e Andorrës. Çifti tjetër do të jetë midis kampiones së San Marinos dhe kampiones së Irlandës së Veriut.

Katër skuadrat pjesëmarrëse të këtij mini-turi, do të luajnë me sistem grumbullimi me eliminim, në Nion të Zvicrës. Ndeshjet e para të çifteve do të zhvillohen më 8 gusht, ndërsa finalja më 11 gusht.

Ekipi fitues i këtij mini-turneu do të marrë pjesë në turin e pare eliminator të Champions League, i cili mendohet të nisë më 18-19 gusht.

Sipas udhëzimeve të UEFA-s, 3 gushti do të jetë data e fundit e dorëzimit të emrave të ekipeve pjesëmasëmarrëse në Champions League dhe Europa League, nga të gjitha vende e kontinentit, aderuese në UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!