Setien ngre pikëpyteje rreth vetes…

Dështoi me Barcelonen, trajneri: “Shpresoj të jem trajneri i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por nuk e di”

Ditë të vështira për Kike Setien. Pas dështimit për të marrë trofeun në La Liga por dhe humbjes trishtuese mbrëmë me Osasunen 1-2 në “Camp Nou” tekniku ka shprehur pikëpyetje rreth vijimësisë.

Setien beson se në Champions teksa Barcelona do kthehet në gusht për të garuar në kompeticionin e lartë europian.

“Shpresoj të jem trajneri i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por nuk e di”. Ne duhet të bëjmë autokritikë, përndryshe do të rrezikojmë gjithçka që synojmë të arrijmë. Në këto muaj jemi përpjekur të përmirësohemi, edhe nëse të gjitha zhvlerësohen nga mungesa e suksesit.

Sonte kundërshtari ka goditur tri herë në portë, duke shënuar dy gola. Ne kemi provuar në 15 raste, por nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen”, tha 61 vjeçari.

Sakaq, shpresa e vetme e Barcelonen mbetet në Ligën e Kampionëve aty ku do të luajë do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Napolit. E vajtjes mes tyre ka përfunduar 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!