Terim i telefonon Bardhit…


Terim i ka telefonuar personalisht Enis Bardhit, duke i treguar planet e së ardhmes dhe premtuar fanellën me numrin 10.

Pak ditë më parë, Arsenali i Mikel Atretës, sipas shtypi spanjoll, kishte bërë një ofertë për mesfushorin 25-vjeçar të Levantes, Enis Bardhi.

Futbollisti shqiptar i përfaqësuesës së Maqedonisë së Veriut, prej tri sezonesh aktivizohet në La Liga, ndërsa me Levantën sivjet, ka arritur të shënojë edhe 4 gola.

Por pas Arsenalit, sot në skenë për sherbimet e lojtarit janë ngjitur dy klube të mëdha turke. Janë Gallatasaraji dhe Fenerbahçe,të cilët kanë thurrur plane konkrete.

Madje trajneri Fatih Terim, i njohur me nofkën ‘Perandori’, ka shkuar më tej për të patur Bardhin te Gallata.

Terim i ka telefonuar personalisht Bardhit, duke i treguar planet e së ardhmes dhe premtuar fanellën me numrin 10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!