Edison Kavani te Roma, vetëm një ëndërr…

“Roma tenton për Edinson Kavanin”. Ish-sulmuesi i Napolit nuk do ta firmosë rinovimin me Paris SG, tashmë kampionë të Francës pas ndalesës zyrtare të kampionatit së Ligue 1.

Atletiko Madrid, Juventus dhe Inter, janë disa nga skuadrat e tërhequra në disa raste pas Kavanit, por një gazetar uruguajan ka zbuluar një indekskimim të bujshëm.

Siç raporton Gonzalo Ronchi në “Twitter”, është Roma që kishte bërë një propozim zyrtar shumë të rëndësishëm për Edinson Kavanin, i cili do të analizonte ofertën, që për momentin thuhet se është më i larti, që i ka ardhur sulmuesit nga Europa.

Lajmi i ardhur nga Uruguaji u mohua menjëherë: Roma nuk mund të marrë një sulmues 33 vjeç, i cili ende po kërkon dymbëdhjetë millionë euro neto në sezon! Edhe ulja e pagës me pesë milionë, nuk do të ishte e mundur.

Roma në fakt po mendon për Xhekon, duke i shtuar dy vjet kontratë, sepse nuk mund t’i ofrojë shifra kaq të larta page një lojtari të vetëm. Edinson Kavani për tifozët romanë do të mbetet vetëm një ëndërr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!