Bundesliga/ Verderi me ‘formulë’ fituesi, siguron ‘play-out’-in

U luajt java e fundit e Bundesligës për sezonin 2019-20. Bajerni i Mynihut, kampion për herë të 30-të dhe titulli i tetë radhazi.

Verder Bremen godet në shenjë. Skuadra legjendë e Bundesligës gjermane ishte shumë pranë largimit nga elita, por një fitore në javën e fundit kombinuar me humbjen e Duseldorfit në Berlin me Unionin, ka lënë skuadrën e Rashicës në zonën “play-out”.

Kështu pas festës së Bajernit me titullin kampion, verdikteve për Europën, zbardhet në këtë javë të fundit të edicionit 2019/20, fati i skuadrës së dytë që do të shoqërojë Paderbornin e Gjasulës drejt Bundesligës 2.

Rezultatet e javës së 34 (e fundit)

Bajer Leverkusen-Mainz 1-0
Union Berlin-Duseldorf 3-0
Frajburg-Shalke 4-0
Augsburg-Lajpcig 1-2
Eintraht-Paderborn 3-2

Volsburg-Bajern Mynih 0-4
Verder Bremen-Këln 6-1
Dortmund-Hofenheim 0-4
Mynshengladbah-Hertha Berlin 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!