Flik: Bajerni ska interes për Hakimin

Bundesliga luan nesër aktin e fundit sezonal me klube që ende kanë gjëra për të zgjidhur…

Duke folur në konferencën për shtyp, përpara sfides me Volfsburgun, trajneri i Bajern Munih, Hansi Flik, foli për Ashraf Hakimin.

Marokeni që luan për Dortmundin, mbetet synim i bavarezëve por futbollisti në pronë të Real Madrid ka qënë edhe afër Interit:

Hakimi aktualisht luan për Borusia Dortmund dhe kartoni i tij ende i përket Real Madridit. Por unë nuk jam i interesuar për situatën e tij, nuk është koha e duhur për të folur për merkaton. Unë nuk dua të përfshihem në biseda të vogla. Unë i besoj shumë Salihamidziçit.

Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Jam i sigurt që do të kemi një ekip të shkëlqyer”-tha trajneri fitues i Bajernit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!