Vardari nuk liçensohet për në Europë…

Vardari i Shkupit, kampion në Maqedoni të Veriut, zyrtarisht mbetet pa liçencë e për rrjedhojë pa mundësi për të garuar në Europë. Ashtu sikundër pati njoftuar ‘Sporti im’, klubi ka patur probleme me financat, ndërsa sot (pritet të konfirmohet nesër nga FFM), duket se mosliçensimi ka ardhur në mënyrë zyrtare.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, zbardhi sot emrat e klubeve me liçencë për në UEFA për këtë sezon.

Të drejtën për të luajtur në garat ndërkombëtare e fituan: Akademia Pandev, Shkëndija, Shkupi, Renova, Rabotniçki, Sileksi dhe Makedonija Gj.P.

Përveç Vardarit edhe Boreci, Bregallnica dhe Struga Trim Lum, nuk e kaluan klasën e liçensimit. Ky viti i dytë radhazi që Vardari nuk merr licencë UEFA për shkak të borxheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!