“Te Reali vodka ishte shoqja ime më e mirë”

“Kur luaja te Real, vodka ishte shoqja ime më e mire”. Ky është rrëfimi shokues i mesfushorit holandez Ueslej Shnajderit, i cili luajti me fanelën e merengues nga 2007 deri në 2009. Shnajder ka shkruar një autobiografi, pjesë të së cilës janë botuar në një intervistë për revistën “Voetbal International”.

“Unë nuk e kisha kuptuar që shishja e vodkës ishte bërë shoqja ime më e mire”, rrëfen historinë e tij holandezi, i cili shton listën e gjatë të ish-futbollistëve me probleme alkooli.

“Të nesërmen, zgjohesha sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Vazhdoja të luaja, por situata po përkeqësohej. E gënjeja vetveten, duke i thenë se gjithçka ishte mire”. Arsyet ishin të thjeshta. Unë isha i ri, më pëlqente suksesi dhe isha i adhuruar si lojtar i Realit. Në skuadër nuk kishte drogë, por alkool dhe rok and roll, po….

Më kujtohet dita kur, si lojtar i Ajaksit, më erdhi oferta e Realit. Ne ishim në aeroport, duke u larguar. Mijatoviç më tregoi ofertën, duke e shkruar atë në një copë letër: 3 milionë në vit për 5 vjet, unë fitoja 1. “Merre ose lëre”, tha ai. Dhe unë e mora atë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!