Holanda hap stadiumet për tifozët ‘memecë’

Kryeministri holandez Mark Rute: “Nëse bërtisni ose këndoni, shanset për përhapjen e virusit janë shumë të larta”…

“Mirësevini në stadium, por pa kënduar”. Ky do të jetë kushti në vendin flamand. Holanda ishte vendi i parë europian që vendosi të ndalet futbolli, por është edhe i pari që vendosi rihapjen e stadiumeve për tifozët. Edhe pse me rregulla të veçanta. Madje, ato u shpjegua nga kryeministri, Mark Rute, gjatë një konference për shtyp.

Nga shtatori, me rifillimin e kampionatit të ardhshëm, stadiumet holandeze do të jenë të hapura për publikun, por me një kapacitet të ulur deri në një të tretën, për të siguruar distancimin social. Dhe mbi të gjitha, me një kusht të veçantë: nuk mund të këndohet në mbështetje të ekipit tuaj (vetëm duartrokitje, ose bilbil).

“Nëse këndoni në stadiume, atëherë është e thjeshtë: ato do të mbyllen përsëri”, shpjegoi Rute. “Nëse bërtisni, ose këndoni me zë të lartë, shanset për përhapjen e virusit janë shumë të larta,” shpjegoi kryeministri holandez.

E ndryshme është nëse merrni një bori për të bërë zhurmë: “E di që duket e tmerrshme, por të gjitha studimet tregojnë se në situata si kjo, virusi transmetohet shpejt”.

Eredivisie holandeze pritet të fillojë përsëri me sezonin e ri më 12 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!