Ludogorets 9 herë radhazi kampion në Bullgari
Prej afro një dekade në Bullgari, duket vetëm një skuadër. Sundimi i Ludogorets në Bullgari vazhdon. Kampionët fituan titullin e tyre të 9-të radhazi pasi mundën 2-1 Beroe Stara Zagora.
Katër javë nga fundi dhe me 65 pikë në tabelë, Ludogorets matematikisht i pakapshëm nga ndjekësi më i afërt që është CSKA e Sofjes (51).
Sistematikisht në Europë, ekipi ‘jeshil’ po bën historinë e futbollit bullgar.Madje barazuan edhe rekordin e mëparshëm të mbajtur nga CSKA për nëntë tituj radhazi (1954-1962).