Verner mbyll në Lajpcig, klubi e falenderon…

Timo Verner pasi nënshkroi për Çelsin për 5 sezone, përcillet si hero nga Lajpicig. Para takimit të djeshëm Lajpicig- Dortmund, drejtori sportiv Markus Kroesche dhe drejtori menaxhues Oliver Mintzlaf i paraqiten disa imazhe sulmuesit 24 vjeçar.

Ndeshja e tij e fundit në shtëpi për Lajpcig nuk shkoi aq mirë ndaj Dortmundit ndërsa Erling Braut Haland, me golat e shënuar, u duk se i rrembeu skenën në humbjen 0-2 në shtëpi.

Megjithatë, Verner përpara se të bashkohet me skuadrën e re Çelsi, do të jetë kundër Augsburg më 27 qershor. Klubi njoftoi se nuk do të mbante lojtarin në pjesën tjetër të aktivitetëve europiane të Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!