Kaizerslautern, në prag të falimentit!…

Klubi me një histori të pasur në futbollin gjerman, është prag të shpalljes së falimentit, madje edhe në rrezik të zhdukjes së tij.

Kaizerslautern, fitues i katër kampionateve në Bundesligë, aktualisht militon në kategorinë e tretë të futbollit në këtë vend. Për shkak të akumulimeve të një borxhi që përllogaritet në 20 milionë eurosh, është në prag të shpalljes së së falimentit të tij.

Revista “Kicker” raporton, se klubi nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje me tre prej kreditorëve kryesorë të tij.

Nëse, në zyrat e klubit nuk shikohen fytyra të reja, që do të mbushin kasafortën e Kaizerslauternit, mbijetesa e skuadrës së “Djajve të Kuq” në Gjermani, është në rrezik të madh për t’u shpërbërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!