Tjetër akuzë Blaterit, nisin hetimet në Zvicër

Një hetim i ri përfshin sërish ish-presidentin e FIFA-s, Sep Blatter. Në Zvicër ai akuzohet për dhënien e një milion dollarëve në vitin 2010 për Federatën e Futbollit Trinidad dhe Tobago.

84-vjeçari Blater, i përjashtuar nga presidenca e FIFA-s pas skandaleve financiare të zbuluara, tani është në rrezik të gjykohet dhe të dënohet në vendin e tij. Letrat janë hapur sërish, edhe pse ka kaluar një dekadë…

Sipas akuzës, granti i dhënë nga FIFA më 13 prill 2010, nuk ishte i lidhur me asnjë projekt dhe më pas u fal. Kjo u shfaq në hetimet federale zvicerane dhe amerikane, që lidhin FIFA-n me pagesa të parregullta të përfituara nga Xhek Uorner, asokohe ministër i punëve publike dhe transportit në Trinidad.

Midis të dyshuarve janë edhe dy ish-zyrtarë të lartë të FIFA-s: Zherome Valcke, sekretar i përgjithshëm dhe Markus Katner, zyrtar kryesor financiar i këtij institucioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!