Teuta me dy mungesa drejt Ballshit

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini ekipi i Teutës pas barazimit të merituar në mesjavë në Laç (1-1), ka përqendruar vëmendjen te sfida me Bylis.

Në program nesër për t’u luajtur në ‘Adush Muça’. Nuk do të jetë Aleksi për kartonë, por dhe Çyrbja duket se pas dëmtimit ndaj bardhezinjëve, e ka të pamundur.

Ndërkaq Teuta kërkon fitoren ndaj Bylisit, i cili po kalon një situatë kaotike. Jo vetëm në kontigjent e marredhënie mes palëve, por dhe të krizës shëndetësore me rastin e parë me COVID-19 mes radhëve.

Teuta u shfaq një skuadër e fortë në mesjavë, e mirëpërgatitur fizikisht dhe krijuese përpara. Nëse E. Vila nuk do humbiste dy raste fatale me Stazhillën, nesër do kishim të tjera llogari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!