Kumbulla “juventin”, pritet vetëm zyrtarizimi

Edhe pse ende nuk është firmosur kontrata dhe zyrtarizuar kalimi, mbrojtësi kuqezi i kombëtares Marash Kumbulla që luan me Veronën, mund të quhet lojtari më i ri në sezonin e ardhshëm te Juventusi.

Nga sa raportojnë mediat përtej Adriatikut, midis kampionëve të Italisë dhe Hellas Veronës është arritur marrëveshja. Juventinët e presidentit Anjeli do të paguajë 32 milionë euro për të përfituar shërbimet e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.

Me këtë lëvizje, në kushtet kur Kielini dhe Bonuçi janë në një moshë relativisht të madhe, juventinët me Marash Kumbullën, Matiajs de Light dhe Merih Demiral, e hermetizojnë edhe për shumë vite mbrojtjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!