Seria A, sot – kalendari dhe orari i ndeshjeve

“Drita jeshile” që hapi mbrëmë ministri Spadafora, për mundësinë e rifillimit të Seria A më 20 qershor, e ka detyruar Ligën Italiane të Futbollit të mblidhet në një asamble për të përcaktuar kalendarin dhe oraret e ndeshjeve.

Dy janë pikat kryesore që do të diskutohen. Seria A do të ristartojë me ndeshjet e prapapmbetura të javës së 25-të: Atalanta – Sasuolo, Verona – Kaljari, Inter – Sampdoria dhe Torino – Parma, apo të luhen gjysmëfinalen e kthimit të kupës së Italisë, siç ishte planifikuar më parë? Në tryezë është edhe opsioni, që ndeshjet e prapambetura të rikuperohen gjatë javëve në vazhdim të Seria A.

Diskutime të shumta në asmable pritet të ketë edhe për oraret e ndeshjeve. Kundërshtimet vinë nga futbollistët. Ata të detyruar të luajnë në muajt qershor dhe korrik kërkojnë me çdo kusht të shmangin të nxehtin e verës dhe për pasojë edhe ndeshjet në mesditë. Oraret 17:15, 19:30 dhe 21:45 janë mundësi, që sot do të përzgjidhen nga drejtuesit e skuadrave të Seria A në asamble.

Në pritje të lejes nga kryeministri Konte për të ristartuar Seria A, liga italiane po merr masat për të mos humbur më kohë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!