E ardhmja e “Pipitës”, në gjurmët e të jatit…

● Për sulmuesin juventin ka gjithmonë një vend në klubin argjentinas, ku ai u rrit dhe ku “Pipita” dëshiron të përfundojë karrierën e tij

Kur flasin për tregun dhe fundin e karrierës, në çdo rast, shfaqet një emër: River Plate. Dhe nuk është e vështirë të kuptosh pse Jorge dhe Gonzalo Higuain janë të lidhur kaq ngushtë me këtë klub.

Në Buenos Aires është skuadra, ku “Pipita” nisi futbollin profesionist dhe ku ai do të dëshironte të kthehet për të përfunduar karrierën, një ditë pak a shumë të largët për sulmuesin.

Këtë Gonzalo e ka shprehur qartë për “Tyc Sports”:“River Plate më ka dhënë gjithçka, më dha mundësinë e rritjes për të shkuar edhe te Real Madridi. Dhe tani kur dikush si unë e sheh këtë ekip të stërvitur nga Gallardo dhe imagjinon veten atje, mund të thotë vetëm: “Sa bukur do të ishte …” Por tani unë jam te Juventus”.

Një muaj më parë, Jorge Higuain, babai dhe njëherësh menaxheri i “Pipitës”, ka shprehur pak a shumë të njëjtin koncept: “Kjo nuk është koha që Gonzalo të kthehet në River Plate, ai ka ende një vit kontratë me Juve”.

Shkurt, e ardhmja e sulmuesit juventin dihet: River Plate në Argjentinë. Kjo edhe për të shkak të të jatit. Jorge, i quajtur edhe “El Pipa” për shkak të hundës së tij të dallueshme, ka shkruar faqe të rëndësishme në në historinë e klubit të Riverit.

Ai numëron 131 ndeshje dhe fitoren e dy kampionateve (1989-1990 dhe 1991) në radhët e kësaj skuadre. Jorge Higuain ka qenë një mbrojtës i mire, me cilësi shumë të vlerësuara nga tifozët, edhe kishte luajtur më parë një sezon me Boca Juniors.

Por te River Plate, Jorge rriti fëmijët. Në veçanti, dy nga katër fëmijët, bënë hapin e madh në mesin e profesionistëve. Sot Federiko, i lindur në vitin 1984, luan si mesfushor te DC United në SHBA.

Ndërkohë, Gonzalo ka debutuar 17 vjeç në radhët e River Plate përpara se të zbriste të Europë te Real Madrid. Sulmuesi argjentinas, 32-vjeçari “Pipita” i bardhezinjve të Juventusit, ndoshta shumë shpejt mund të largohet nga Europa drejt vendlindjes. Në gjurmët e babait, Jorges…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!