UEFA, nga 4.3 mln. euro për çdo federatë…

Sot qeveria e futbollit europian, UEFA, me mbështetjen e byrosë së Komitetit Hat-Trick, drejtuar nga kryetari Karl-Erik Nilsson dhe zv.kryetari Armand Duka, ka prezantuar pranë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s propozimet për të lehtësuar kushtet për përfitimit e fondeve të paracaktuara më parë nga Programi Hat-Trick, në mënyrë që federatat anëtare të kenë mundësi financiare për të përballuar vështirësitë e krijuara nga Covid-19.

Buxheti i Komitetit Hat-Trick, i cili nuk ka pësuar ndryshime apo rritje pas shpalljes së pandemisë, është miratuar më parë dhe ky vendim i fundit i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i jep fleksibilitet federatave në përdorimin e këtyre fondeve për t’i orientuar sipas prioriteteve të veta në një moment të paprecedent për futbollin në të gjithë botën.

Fondet e Komitetit Hat-Trick i shpërndahen federatave anëtare të UEFA-s për të mbuluar kostot operative dhe për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit vendas nëpërmjet projekteve infrastrukturore.

Duke folur në lidhje me këtë vendim të marrë, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u shpreh: “Futbolli po përballet me një ndryshim të paprecedentë, i cili ka ardhur nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19. UEFA dëshiron t’i ndihmojë anëtarët e saj që të përgjigjen në mënyra, të cilat janë të përshtatshme në rrethanat e tyre specifike.

Si rezultat, ne kemi rënë dakord që deri në 4.3 milionë euro për secilën federatë, për pjesën e mbetur të këtij edicioni, si edhe për sezonin e ardhshëm. Fonde të cilat mund të përdoren nga anëtarët tanë si ta shohin të përshtatshme në rimëkëmbjen e situatës aktuale të futbollit.

Unë besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar aq sa ne kemi mundësi. Unë jam krenar për bashkimin që futbolli po tregon përgjatë kësaj krize. Pa dyshim, futbolli do të jetë në zemër të jetës kur të rikthehemi në normalitet. Kur koha të vijë, futbolli duhet të jetë gati,” – ka deklaruar presidentit i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, njofton zyra e shtypin ne FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!