Njukasëll ‘arab’, sheikët gati të marrin 80%

Klubi i Njukasëllit në Premier Ligë duket se do të shndërrohet në një pronë arabe.

Sipas lajmeve që vijnë nga ishulli, një fondacion nga Arabia Saudite rezulton të jetë një hap larg finalizimit të blerjes së 80% të aksionëve të Njukasëll. Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman ai që duket se prin operacionin…

Edhe pse palët ende nuk kanë konktertizuar apo dhënë detaje të hollësishme lidhur me ketë lëvizje, shuma e cila pritet të kalojë te drejtuesit aktualë të ‘qymyrxhinjëve’, përllogaritet te 300 milionë stërlina.

Biznesmeni anglez, Majk Eshli e bleu klubin në 2018-tën për 135 milione paund. Aktualisht skuadra renditet në vendin e 13-të të Premier League angleze, teksa garojnë 20 klube.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!