Ndalet futbolli në Skoci…
Në pritje të asaj se cfarë do të ndodhë me Premiership, futbolli në Skoci ndalet përfundimisht në këtë sezon. Falë votës vendimtare të Dunde FC, Championship, Divioni i dytë, dhe i tretë në futbollin skocez, janë konsideruar të mbyllur pasi u sigurua 81% e votave nga 42 klubet e Ligës.
Kjo do të thotë se Dunde Junajtid, Raith Rovers dhe Kove Rejnxhers, janë shpallur kampionë të Divizioneve respektive.
Tani drejtuesit e Ligës Skoceze të Futbollit, do të formojnë një task force për të parë mundësinë e zgjerimit të Premiershipit në Skoci në sezonin 2020/2021.
Në vijim, mbetet për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë me skuadrat që do të bien nga kategoria. Përsa i përket Premiership, rezoluta autorizon Ligën për t’i dhënë fund edhe këtij kampionati, por më parë, do të ketë edhe një konsultim tjetër me klubet e përfshira dhe më pas do të merret një vendim.
Mbyllja përfundimtare e këtyre 3 turneve të futbollit skocez, u jep mundësi klubeve që të arkëtojnë në ditët në vijim të ardhurat që kishin të drejtë të merrnin në fund të sezonit.
Ngjan me një ndimë ‘fluide’ për të zgjidhur problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia koronavirus. Skocia e mbylli...