Propozimi i veçantë vjen nga Alkmar…

‘Bashkimi bën fuqinë, fuqia mbyt pandeminë‘. Duket se kjo është motoja e nismës së shumë klubëve futbollistike në botë për të gjetur fonde për sportin dhe të varfërit. E veçantë nisma e skuadrës holandeze të Alkmarit
Drejtuesit e AZ Alkmar në Eredivise, kanë sugjeruar që ekipet pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare europiane të heqin dorë nga një pjesë e të ardhurave të tyre për të ndihmuar njerëzit me më pak të ardhura.
“Skuadrat në Champions League të japin 25% të fondit të fituar. Europa League 15%”.
AZ Alkmar paraqet propozimin në një takim në internet të thirrur nga Federata Holandeze e Futbollit. Natyrisht për skuadrat holandeze me mundësi për të garuar në Europë.