Muçi? Sirena turke për 19 vjeçarin…

Ernest Muçi, talenti 19 vjeçar i Tiranës, futet në radarët e Menemenspor të Ligës së dytë në Turqi.

Mediat turke pranë klubit të Selmanit dhe Domgjonit në Izmir, shkruajnë se 19-vjeçari konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen e Menemenspor.

Për këtë arsye, drejtuesit janë gati të hapin ‘kasafortat’ e të bëjnë ofertën për sulmuesin e talentuar.

Muçi vlerësohet goxha nga klubi Tirana dhe një kalim i tij drejt turqisë pritet të shoqërohet me një kontratë e cila mund të shkojë deri në 450 mijë euro.

Në fakt drejtuesit e Menemespor kanë më se një javë teksa kanë deklaruar se janë duke punuar me pistën shqiptare. Pikasja e Muçit, tregon se ku ka zë, nuk është pa gjë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!